Nga Petrit Vasili/
Butrinti është atje prej mijra vjetësh.
Një mrekulli arkeologjike e dimensioneve të pashoqe ndaj edhe është njohur nga UNESCO që në vitin 1992.
Ndërsa për qeverisjen rilindase është thjesht një mundesi për ta plackitur dhe për të zhvatur para’ dhe kaq.
Nesër vandalet e rilindjes do të votojnë Koncesionin e Butrintit, pra kafshimin e tij nga dhëmbet e pangopur të tyre. Po dëgjojmë edhe që një fondacion do na dhurojë 5 milione dollarë dhe këto do të jenë shpëtimi dhe përligjia e gjithshkaje.
A kushton vetëm 5 milion dollarë Butrinti?
Jooo, kurrën e kurrës!
Butrinti është pasuri e paçmueshme, unikale, e papërsëritshme dhe miliardat janë të varfër përpara tij
Kjo qeveri, që ka vjedhur në mënyrë të provuar miliarda dollarë nuk paska para’ për sitin më të mrekullueshëm arkeologjik të Shqipërisë dhe me vlerë absolute botërore dhe këto 5 milion dollarët do na nxjerrin nga halli.
Kjo qeveri, që zhvat 22 milion euro për një km rrugë nuk paska para’ për Butrintin dhe po na tund dhuratën 5 milion dollarë si shpëtim.
Butrinti kërkon një masterplan, që garanton ruajtjen e plotë dhe konservimin e plotë e të sigurtë të vlerave të mrekullueshme të tij.
Kjo kërkon konsultimin e gjerë me profesionistët shqiptarë, që në dhjetra vjet e kanë mbrojtur e mirmbajtur atë. Çdo kosto financiare nuk është asgjë përpara vlerave madhështore dhe të papërsëritshme të Butrintit.
Vetëm 5 km nga rrugët e florinjta të rilindjes do të mjaftonin për të mobilizuar në një minutë mbi 100 milion euro për Butrintin. Në këtë mënyre edhe për dhjetra vitet, që do të vijnë kjo vlerë unikale do të mbrohej e trashëgohej. Nesër vandalet kulturorë dhe banditizmi grabitqar i rilindjes do të kafshojë pa mëshirë sërish Butrintin.
Nesër do të ndodhë një votim kriminal kundër Butrintit. Një votim kundër atdheut, trashëgimisë së çmuar kulturore e historike dhe do dalin në pah lakuriq vandalet ashtu të pacipë, të paturp dhe të paAtdhe në fund të fundit ashtu siç janë!




