Një vajzë 19 vjeçare nga India, e cila po dërgohej me urgjencë në spital për të marrë trajtim për koronavirusin është përdhunuar nga shoferi i ambulancës. Ngjarja e pazakontë ndodhi të shtunën e kaluar në qytetin indian të Kerala.
Shoferi i ambulancës, i cili ka një tjetër cështje të hapur për vrasje në tentativë në vitin 2019, mori në ambulancë vajzën dhe një grua tjetër të infektuara me koronavirus për t’i çuar në spitalet përkatëse për trajtim trajtim mjekësor.
Pasi la njërën grua në qendrën mjekësore, abuzoi seksualisht me 19-vjeçaren para se ta linte në spital. Vajza nuk hezitoi të tregonte gjithçka ndodhi, ndonëse shoferi i kërkoi falje dhe i kërkoi të mos fliste për përdhunimin. 19-vjeçarja kishte regjistruar bisedën me të për t’ia dhënë autoriteteve, të cilët ndaluan menjëherë shoferin.
Policia raporton se 19-vjeçarja është në gjendje të qëndrueshme. Por ky incident theksoi rrezikun me të cilin përballen gratë indiane kur flitet për trajtim në spitale dhe disa organizata kanë kërkuar shpjegime përse një burrë me të kaluar kriminale është mes stafit që ndihmon në luftën ndaj sëmundjes.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, India është tashmë vendi i dytë me më shumë raste të koronavirusit me 4,284,103 dhe i treti me numrin e jetëve të humbura, 72,843 vdekje për shkak të pandemisë



