“Ngrihet e shkon ambasadorja amerikane me laps e letër të shoh se kush e kë do të votojë”/ Montor Kikia zbardh prapaskenat e ‘luftës’ së heshtur: Përplasjet mes Kim dhe Ramës…

0
33

Gara për zgjedhjen e kreut të SPAK dhe procesi i cili con në përplasjet dhe përkrahjet e kandidatëve të veçantë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama, po vazhdojnë sot në tryezën e cila do të bëj të ditur zgjedhjen e kreut të ri sot.

Analisti Mentor Kikia, tha në studion e “MCn live”, se pos faktin se Kim dhe Rama, përplasen për pretendimet e zgjedhjes së kreut të SPAK, të bën të kuptosh se zhurma e madhe të bën të kuptosh se vjen nga synimi për të kontrolluar institucionet e drejtësisë.

Sipas tij, të duket se po zgjidhet presidenti i vendit e jo i një kreu të drejtësisë.

“Sot kjo përplasje mes Kim dhe Rama, të bën të pyesësh se çfarë po zgjidhet? Po zgjidhet kreu i një institucioni që është procedurë normale për një shtet, por ndërkohë mania dhe synimet këtu për të patur në kontroll çdo gjë, i ka dhënë zgjidhje kësaj në përmasat e një zgjedhje sikur këtu po vendoset për presidentin e vendit.

Ngrihet e shkon ambasadorja amerikane me laps e letër të shoh se kush e kë do të votojë, kjo është dëshmi e një institucioni tërësisht të pa konsoliduar dhe e një shteti ku politika për herë të parë po has në një rezistencë për të kontrolluar një organ të drejtësisë.

Në këtë aspekt kemi të bëjmë më sprovën nëse duhet një institucion i pavarur dhe i drejtë , më shumë se kaq kjo është sprova që këto institucione të veprojnë jashtë çdo ndikimi politik”, u shpreh Mentor Kikia.

Zjarr Tv Ad