Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur ditën e sotme se situata e zjarrit në Ishullin e Sazanit mbetet kritike, dhe se forcave zjarrfikëse dhe ushtarake që po operojnë në terren u rrezikhet jeta nga tymi i madh që është përhapur.
Gjatë ditës së sotme Kryeministri Rama ka publikuar deklaratën e Niko Peleshit, i cili një ditë më parë theksonte se do ndjekë këshillat e ekspertëve për planin e masave që do përdorë për të shuar zjarret në Sazan. “I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanit është izolimi i vatrave nga toka, duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre… “, shkruan kryeministri në Facebook
Ndërkohë që Rama në mesazhin e tij ka thumbuar dhe mediat teksa thekson se: “kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera”.
Pas këtij postimi dhe pamjeve të xhiros dhe jo shuarjes së zjarrit nga në Sazan, ministria e Mbrojtjes ka pranuar se ka helikopterë për operacionet e neutralizimit të vatrave të zjarrit, por keta helikopterë janë jashtë vendit për të kryer serivisin.
Edhe pse janë përpjekur që ta shmangin faktin se vendi ynë ka mbetur pa helikopterë për ndërhyrje të tilla, por pranon se disponon vetë helikopterë të vegjël.




