Nis konferenca e përbashkët, Von der Leyen: Edi dhe Dimitar, ju treguat lidership! BE rrit investimet në Shqipëri dhe Maqedoni…

0
67

Ka nisur konferenca e përbashkët mes Kryeministrit Edi Rama me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, Petr Fjala, Kryeministër i Çekisë dhe Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Presidentja e KE tha se ky moment është shumë i rëndësishëm si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa shtoi se BE nuk do të ndalojë ndihmën ndaj dy vendeve tona.

Në fjalën e saj Von  der Leyen u shpreh:

Është suksesi juaj i qytetarëve tuaj që keni punuar shumë për të arritur deri këtu dhe keni treguar përkushtim për vlerat tona, këmbëngulje, keni pasur besim tek procesi drejt BE-së, keni  një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma. Ju i keni bërë të gjitha këto ndryshime jo vetëm për rrugën drejt BE-por për vendin tuaj. Ne si KE ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës dhe do vazhdojmë ta bëjmë.

Pas konferencës ndërqeveritare, do të nisë puna, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të dijnë detyrimet mbi traktatet dhe të gjitha marrëveshjet. Pika e dytë është që ne të jemi më të afërt në pikat kyçe, Shqipëria do të ketë fokus mbi emergjencat civile, tërmetet, BE do të jetë aty sa herë që të jetë e nevojshme.

Me Maqedoninë e Veriut do të nisim nga FRONTEX, që të gjithë kufijtë të jenë të monitoruar. Pika e tretë është që do të ketë një rritje të investimeve, në pika kyçe si energjia dhe transporti, që do të kthehet në punësime të reja. Kryeministër Rama, i dashur Edi, i dashur Dimitar, ju keni treguar lidership dhe durim, por sidomos në këto kohë ju keni treguar bashkimin tuaj me vlerat e BE.

Zjarr Tv Ad