Grupi BALFIN është një ndër korporatat më të mëdha në rajon, një ndër vlerat udhëheqëse të së cilit është partneriteti, me fokus afro 6,000 punonjësit e kompanisë. Rritja dhe zhvillimi i vazhdueshëm i burimeve njerëzore është pjesë thelbësore e kulturës së Grupit BALFIN.
Për ta dëshmuar qartë këtë, kompania ka ngritur që prej vitit 2016 një Akademi Trajnimesh me synimin që punonjësve të saj t’u sigurohet një zhvillim i vazhdueshëm i njohurive, aftësive dhe vlerave profesionale, në mënyrë që t’u përshtaten ndryshimeve gjatë gjithë karrierës së tyre.
Akademia e Trajnimeve BALFIN fton herë pas here personazhe që kanë një kontribut të veçantë në fusha të ndryshme për të ndarë njohuritë dhe përvojat me punonjësit e Grupit. Së fundmi, i ftuar special ka qenë Gjenerali i njohur Uesli Klark (Wesley Clark), i cili gjatë vizitës së tij në Tiranë mbajti një leksion të hapur në Akademinë e Trajnimeve BALFIN.




