Të paktën 19 persona, duke përfshirë nëntë fëmijë, humbën jetën nga zjarri të dielën në një ndërtesë apartamentesh në Bronx në një nga flakët më të rënda në qytetin e Nju Jorkut në dekada, thanë zyrtarët.
Kryebashkiaku Eric Adams e quajti bilancin e zjarrit “të tmerrshëm”.
“Ky do të jetë një nga zjarret më të këqija që kemi parë në kohët moderne”, tha ai.
Më shumë se pesë duzina njerëz u plagosën dhe 13 persona ishin ende në gjendje kritike në spital, tha Ringel.




