Një tjetër humbje e madhe për arsimin nga COVID-19

0
28

Një tjetër mësues ka ndërruar jetë nga COVID-19. Ylli Xhaferri nga Rrogozhina që punonte si mësues. 67-vjeçari prej 10 ditësh trajtohej në shtëpi teksa mësohet se sot ka ndërruar jetë në spitalin ”Shefqet Ndroqi”.

Kjo është një tjetër humbje nga radhët e arsimit pasi vetëm 3 ditë më parë një tjetër mësues, kësaj radhe në Gramsh ndërroi jetë nga COVID-19 teksa dhjetëra të tjerë janë infektuar në Shqipëri.Lajmin e ka bërë të ditur Bashkia Rogozhinë ku në një postim në rrjetin social Facebook shkruan:”Ylli Xhaferri ishte një qytetar shembullor , shkrimtar i shkëlqyer , mësues letërsie në qytetin e Rrogozhinës , ku edukoi breza të tërë nxënësish.Një pasuri e madhe intelektuale dhe një burim frymëzimi jo vetëm për armatën e mësuesve, por për të gjithë qytetin tonë.
Sot ai u nda nga jeta duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë, një nga mendjet më të ndritura të qytetit.
Prehu në paqe Profesor Ylli !Ngushëllime familjes!”

Zjarr Tv Ad