“Një tjetër mundësi për më të mirët”, Rama: Thirrja e dytë për punësimin e ekselentëve

0
22

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë apel studentëve dhe ish-studentëve ekselentë t’i bashkohen administratës shtetërore. Në një postim në “Facebook”, Rama thotë se është një tjetër mundësi për më të mirët, duke e shtrirë rrezen deri tek ekselentët e vitit 2015 në kuadër të paktit për universitetin.

“THIRRJA E DYTE për punësimin e ekselentëve u çel sot😊
Një tjetër mundësi për më të mirët, që të punojnë në administratën shtetërore, vetëm në bazë të meritës👍 Pas rezultatit pozitiv shumë inkurajues të Thirrjes së Parë, gati për një tjetër prurje të re në administratë dhe këtë herë duke e shtrirë rrezen deri tek ekselentët e vitit 2015😉
#PaktipërUniversitetin🤝”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad