Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka replikuar me deputeten Jorida Tabaku lidhur me rritjen e çmimeve dhe mbështetjen e qeverisë.
Balla tha se qeveria ka vendosur 200 milionë dollarë për energjinë elektrike, duke mos lejuar rritjen e çmimit për konsumatorët. Megjithatë ai shtoi se Politikanë, deputetë, kryetarë bashkie dhe prokurorë që e kanë pagën e lartë duhet ta paguajnë energjinë pa subvencion. Deputeti socialist u shpreh nga foltorja e Kuvendit se çmimet janë rritur në të gjithë Europën për shkak të luftës, por në asnjë parlament tjetër, sipas tij, opozita nuk bën me faj qeverinë.
Reagimi i Ballës në Kuvend:
Është jo korrekte që të marrësh fjalën…E the para dy muajsh ta fala, e the prap sot, nuk është 80 milionë paketa e rezistencës sociale, është 340 milionë dollarë. Nëse PD ka ardhur sot këtu me propozimin që të hiqen 200 milionë dollarë që ne kemi dhënë për energjinë elektrike, dilni dhe thuajeni. Nëse kërkoni që të heqim mbështetjen që i japim çdo konsumatori, dilni dhe thuajeni. Por që të thuash, dhe të biesh kundër me atë që ne kemi marrë pëgjegjësinë. Kemi patur një diskutim shumë të madh, rishpërndarja më e madhe është te fatura e energjisë elektrike. Faturën e energjisë ministra, deputetë, kryetarë bashkie, prokurorë që e kanë pagën e lartë duhet ta paguajnë pa rimbursim. Fatura e energjisë është 2,3,4 herë më e lartë në Europë.
Dhe është e vërtetë, është e pamundur të ruajmë çmimin e naftës. Nuk ka një opozitë, një parlament tjetër në Europë, që të çohet kryetarja e opozitës dhe të thotë fajin e ka qeveria për rritjen e çmimeve. Janë rritur në të gjithë Europën. Ne prodhojmë zero litër vaj, prodhojmë vetëm vaj ulliri. Dhe e vërteta është që sot në Gjermani, shkoni dhe pyetini se si është situata me vajin në treg. Kjo është një situatë që ka prekur këdo. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që ne do të vinte një moment që shteti të ndërhyjë me mekanizma, nuk e ka bërë që në fund të vitit ’90.
Dy fjalë në fund, sepse Zoti ju ruajttë, por dëgjova sot atë të kundërshtimit të urës, historia do ju gjykojë, ura mbi Bunë është sa strategjike, aq edhe e rëndësishme. Dhe nuk ka më në Europë një të dytë që ta konkurrojë Shkodrën me plazhin më të madh ranor, 40 kilometra. Duhet t’i kesh mendtë në vend të gabuar të thuash që po shkatërron Shkodrën. Ura mbi Bunë është një prej gjërave që na bën krenarë në këtë anë të kufirit dhe në atë anë të kufirit.




