Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.
“Kemi dy gjëra, gjykimin për Komisionin dhe gjykimin për aferën.
Nga pikëpamja teknike, strategjike, Komisioni pati disa të meta. Kjo, jo për shkak se donte të bënte spektakël, por do një lloj aftësie dhe strategjie për ta përmbledhur një aferë kaq të madhe.
Mendoj se zonja Tabaku dhe anëtarët e tjerë të Komisionit bënë një punë shumë të mirë. E kam parë Ramën dhe në studio televizive, që nuk dinte si të mbronte një aferë që është afera korruptive më e madhe e 30 viteve të fundit.
Rama merrej me cic-mice dhe kuptohej që ishte nje kryeministër në hall. Do të mjaftontë sikur SPAK të shpëtonte nga kontrolli politik dhe e gjithë qeveria thërrmohet.
Kemi sot në 70 kilometra distancë, 3 inceneratorë që mund të djegin gjithë plehrat e Evropës dhe asnjë nuk punon.Po ta shohësh trekëndëshin, Elbasan -Tiranë-Fier, janë tre inceneratorë në një hapësirë të vogël. Mund të mjaftontë një, që të digjte edhe plehrat e Kosovës dhe Maqedonisë.




