“Nuk jep mundësinë e barazisë së shteteve pjesëmarrëse”, Xhaferi për “Open Balkan”: Nisma duhet të sjellë njohje reciproke

0
62

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka dhënë një intervistë për Fax News, ku mes të tjerash, foli edhe për marrëveshjen e Ballkanit të Hapur.

Xhaferi tha se një marrëveshje e tillë që synonte bashkëpunimin e konomik, nuk është e realizueshme nëse vendet nuk kanë njohje të ndërsjellta politike si në rastin e Serbisë dhe Kosovës. Thënë kjo, ai përmendi se me qëllim që nisma të kishte sukses duhet të përfshiheshin gjithë shtetet e rajonit.

Xhaferi: Nëse i refereohemi qëllimeve bazë të kësaj nisme, në kontekstin e marrdhënieve nuk do jetë problematike çështja e Ballkanit të Hapur aq sa është aspekti i mospërfshirjes të të gjithë vendeve të rajonit në këtë marrëveshje. Arsyet bazë janë raportet Serbi-Kosovë dhe Serbi-Mal i Zi.

Çdo nismë që ka si qëllim bashkëpunimin, do duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjelltë. Këto janë aspektet politike që e ngarkojnë këtë ide.

Mos pjesëmarrja e shteteve të tjera

Xhaferi: Ka skepticizëm vetëm për arsye politike, mos komunikimi politik, bën pastaj që të mos ketë rrjedhshmëri në marrëdhëniet ekonomike dhe të tjera. Baza kryesore është vendosja e marrëdhënieve politike

Zjarr Tv Ad