Ogerta Manastirliu: Kemi sinjale se variant “Delta” ka mbërritur në Shqipëri/ Disa mostra do dërgohen në Gjermani…

0
47

Ditën e sotme, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër procesin e vaksinimit në një qendër shëndetësore në Sauk, nga ku ka bërë me dije se kemi sinjale që varianti Delta i Covid-19, të ketë mbërritur në Shqipëri.

Ministrja tha se disa mostra do dërgohen drejt laboratorit në Gjermani, për të bërë vlerësimin e mëtejshëm nëse kemi të bëjmë me variantin “Delta” në vendin tonë apo jo.

Gjithashtu, Manastirliu u bëri thirrje të gjithëve që të vaksinohen, pasi përveç respektimit të masave të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve , vaksinimi është arma tjetër për të parandaluar Covid-19 dhe variantet e reja që po qarkullojnë.

“Sa i përket qarkullimit të varianteve, ashtu sikurse është edhe variant “Delta”, i cili po qarkullon tashmë më shumë se në 100 vende të botës. Në Institutin Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar se një seri mostrash janë indetifikuar si sinjale të pazakonta të çohen Labaoratorin e Referencave në Gjermani për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për tu bërë sekuencimi genomik në mënyrë për të vlerësuar nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit delta në Shqipëri.

Që do të thotë që ne duhet të jemi të fokusuar në vaksinim sepse është e vetmja armë që ndalon përhapjen e infeksionit dhe të varianteve të reja. Të mbrojmë jetën e qytetarëve përmes vaksinimit por pa shmangur edhe masat e vendosura. Janë më shumë se 1 milion e 11 mijë vaksinime të kryera , ndërkohë që vaksinat po vijojnë dhe po vijnë. Brenda dy muajve të ardhshëm do kemi më shumë se 500 mijë vaksian të cilat do të vijjnë serish në Shqipëri, i cili ka një transmetueshmëri të lartë është përbën një rrezik dhe ky rrezik duhet shmangur. Shmangja është përmes vaksinimit. Një ftesë për të gjithë qytetarët mos humbin kohë dhe të bëjnë vaksinën” , tha Manastirliu.

Zjarr Tv Ad