OSBE dhe Këshilli i Evropës: Po rivendoset besimi te zgjedhjet, procesi ishte transparent dhe i qetë, e diela dita më e mirë! Vrasja në Elbasan, ngjarja më e rëndë

0
33

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR po prezantojnë raportin paraprak lidhur mbi ecurinë e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. Azay Guliyev, koordinator special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues në Shqipëri u shpreh se në këto zgjedhje nuk pati probleme me listën e zgjedhësve.

Përfaqësuesi i OSBE/ODIHR në Tiranë tha se fushata elektorale nuk pati dinamikën e duhur, pasi mesazhet u fokusuan më shumë te liderët politikë. Ngjarja më e rënde e këtyre zgjedhjeve sipas OSBE u cilësua ajo e Elbasanit ku u vra një mbështetës i PS Pjerin Xhuvani nga shoqëruesi i Gazmend Bardhit, Arbër Paplekaj.

“KQZ operoi në mënyrë transparente dhe ka gëzuar besimin e të gjithë aktorëve. Sa i përket fushatës, të gjitha subjektet zgjedhore bënë fushatë në mënyrë të lirë, pavarësisht kufizimeve të Covid-it. Megjithatë, fushata nuk pati dinamikën e duhur, sepse mesazhet e fokusuan te liderët e partive, dhe jo te programet. Pretendimet për shit-blerjen e votës ishin në fokus të fushatës, duke treguar se kjo është akoma problem.

Ngjarja më e rëndë për fat të keq ishin këto incidente që shkaktuan vuajtje njerëzore. Ngjarja më e rëndë ajo e Elbasanit. Duhet të ketë dënim dhe ndëshkim pëer këtë rast”, tha ai.

Zjarr Tv Ad