“Ose do të përfundoja në burg, ose do të shisja drogë”/ At Nikolla rrëfen çfarë thonin për të kur ishte fëmijë!

0
0

Në episodin e tretë të podkastit “Flet” me Ilnisa Agollin ishte i ftuar At Nikolla Xhufka, për një bisedë pa doreza dhe shumëi cili ndryshe nga herët e tjerë erdhi me një rrëfim të sinqertë për fëmijërinë e tij.

Si ka qenë fëmijëria jote?

Një fëmijëri shumë e lumtur. Një fëmijëri me zënka, në lagje, në shkollë, sepse isha shumë çapkën. Aq çapkën isha, saqë kur isha në gjimnaz, mësueset i thonin mamasë sime: “Djali yt kur të rritet ose do të përfundojë në burg, ose do të përfundojë duke shitur drogë me motor.” Ndërkohë unë përfundova në dyert e kishës.

Çfarë të frymëzon më shumë përveç Jezu Krishtit?

Vetja ime. Njeriu në fund të ditës duhet të shikohet në pasqyrë, edhe t’i thotë vetes ‘kush jam?’.

A flet me veten? Çfarë i thua?

Po, flas. Kush jam unë? Çfarë po bëj unë? A jam mirë këtu ku jam apo duhet të isha pak më ndryshe? Mendoj shumë ato që kam kaluar, për të marrë ndonjë mësim.

Si të përgjigjet vetja para pasqyrës, kush je?

Unë jam jami! Unë jam ai që jam, thotë Krishti në Ungjill. Dhe unë këtë i them vetes. Jam jami! Pra unë jam ai që jam!

Zjarr Tv Ad