“Pa dyer, dritare dhe energji elektrike”, Vangjel Tavo publikon fotot nga qendra e votimit në Krahës

0
48

Kryesuesi i listës së LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo ka bërë një denoncim ditën e sotme.

Ai ka postuar disa foto nga qendra e votimit 33 94 në Krahës 2, ku godina shihet në gjendje të mjerueshme.

Tava në postimin e tij shkruan se qendra e votimit është pa dyer, dritare, energji, pa afishim listash zgjedhësish etj.

Edhe në fotot e mëposhtme shihet gjedja e mjerushem e godinës dhe ngihet pyetja “se a mund të jetë kjo një qendër votimi”.

Ai i bën thirrje Bashkisë së Memaliajt që të marrë masa urgjente dhe të plotësojë kushtet, pasi e ka detyrim ligjor.

‘SKANDAL/ Kjo është QV 33 94 në Krahës 2 e cila nuk plotëson asnjë kriter: pa dyer, dritare, energji, pa afishim listash zgjedhësish etj.

Bashkia Memaliaj të marrë masa urgjente të plotësojë kushtet, pasi e ka detyrim ligjor.

Ky skandal është raportuar në OSBE/ODIHR.’ – shkruan Tavo në postimin e tij në rrjetet sociale.

Zjarr Tv Ad