Paditi Belind Këlliçin për shpifje,ish-ministrja Shahini nuk paraqitet për herë të tretë në seancat në Gjykatë

0
44

Gjykata e Tiranës ka vendosur pushimin e çështjes ndaj kreut të FRPD, Belind Këlliçi, i cili ishte paditur nga ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini për shpifje.

Shahini e paditi Këlliçin në Gjykatë pasi në rrjetet sociale ai kishte hedhur akuza për shpërndarjen e tezave të maturës para provimit.

Por ish-ministrja nuk është paraqitur në 3 seancat në Gjykatë, ndaj u mor vendimi për pushimin e çështjes.

Me poshte reagimi i kryetarit te FRPD, Belind Kellici:

Besa Shahini pretendonte se në datë 11.06.2020, shtetasi Belind Kellici, Kryetar i FRPD, ka shpifur ndaj saj, duke përhapur informacion të rremë. Rrethanat e fakteve kanë të bejne me postimet dhe reagimet publike te Kellicit lidhur me nxjerrjen publike per te 7 vit rradhazi, te tezave te provimit te Matures Shteterore.

Postimet e shtetasit Belind Kellici jane shperndare nga profile te tjera ne rrjete sociale dhe portale te ndryshme ne menyre te shpejte dhe virale.

Ne seancen e 3 rradhazi sot ne Gjykate, Besa Shahini refuzoi te paraqitet personalisht dhe te provonte me fakte konkrete akuzat e ngritura prej saj. Per kete arsye, trupa gjykuese vendosi pushimin e menjehershem te ceshtjes.

Zjarr Tv Ad