Pandeli Majko reagon pas Asamblesë: Nuk kam folur për video seksi

Share

Ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan mbi deklarata të tij të supozuara gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.

Sipas tij, ai nuk ka folur për “video seksi”, por “për kontaktet e papërshtatshme dhe diskretituese me krimin e organizuar””.

“Po ndjek me humor “daullet” e mediave sipas të cilave në mbledhjen e fundit të asamblesë së PSSH jam “shqetësuar” për erotizmin dhe ndershmërinë e kolegëve të mij socialistë! Në fakt, në fjalën time në asamblenë kombëtare kam folur PËR KONTAKTET E PAPERSHTATSHME DHE DISKRETITUESE ME KRIMIN E ORGANIZUAR! Në mbledhje kërkova që këta njerëz DUHET TË LARGOHEN NGA POLITIKA! Në fjalën time përmenda veç një informacion publik për video të sekuestruara nga SPAK! Asnjë fjalë për “erotizmin” apo “videot e seksit””, lexohet në postimin e ish-kryeministrit Majko në Facebook.

“Në vendin tonë për një person publik janë më të rënda “videot erotike” se sa KONTAKTET E PAPËRSHTATSHME DHE DISKRETITUESE ME KRIMIN E ORGANIZUAR!!! Ndjesë për zhgënjimin”, shton Majko. 

Read more

Local News