Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrat e emëruar prej tij në mandatin e ri qeverisës, pritet që ditën e sotme në orën 10:00, të paraqiten në presidencë për t’u betuar para Presidentit Ilir Meta, ashtu siç e kërkon procedura në Kushtetutë.
Dy ditë më parë, Meta bëri edhe dekretimin zyrtar të ministrave të kabinetit, pasi u sigurua se këta të fundit nuk kishin precedent apo dosje të hapura nëpër prokurori të qarqeve të vendit.
E gjitha kjo situatë, duket pak e çuditshme, pasi në datën 9 Qershor të këtij viti, Kuvendi Shqiptar votoi pro shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit, ndërsa nisma u ndërmor nga vetë mazhdoranca.
Ndërsa tashmë, debatet mes institucionit të presidencës dhe qeverisëm, duket se janë zbutur dhe për këtë arsye ditën e sotme, Rama së bashku me ministrat e emëruar në kabinetin e tij qeveritar, do të dalin të betohen para Presidentit të cilin jo më larg se para 3 muajsh e shkarkuan.
Por, vendimi i tyre mbeti nul sepse çështja shkoi në Gjykatë Kushtetuese dhe u la një afat kohor prej 3 muajsh në mënyrë që të merrej një vendim. Ndërkohë që edhe pse ky afat kohor është drejt përfundimit, Gjykata Kushtetuese, ende nuk ka dhënë një përgjigjie konkrete, duke bërë që gjërat të mbeten njësoj siç ishin përpara se qeveria të votonte për shkarkimin e Ilir Metës nga Posti i Presidentit.




