Tre javët e fundit u bë publik skandali i bashkisë së Fierit, ku zyrtarë të lartë nuk arkëtonin fitimet nga parkimi nëntokësorë në arkat e bashkisë.
Në parkimin publik, nëntokësor, në qendër të Fierit, qytetarët paguanin fatura sipas kohës së qëndrimit, por paratë nuk shkonin në buxhetin e bashkisë.
Prokuroria e Fierit, pas një hetimi disamujor zbuloi se 4 zyrtarë shpërdoruan detyrën, duke shkaktuar një dëm financiar prej 422 mijë eurosh.
Por edhe kanë kaluar afërsisht 1 muaj nga dhënia e masave të sigurisë për këta funksionarë të lartë të bashkisë Fier, situata te parkingu mbetet e njëjtë.

Zjarr Televizion konstatoi se faturat e parkingut nëntokësorë në qytetin e Fierit vazhdojnë të jepen pa kupon tatimor.
Siç vërehet kjo faturë është dhënë ditën e djeshme.

Pyetja që ngrihet pas kësaj situate është: Pse Bashkia e Fierit nuk merr masa për të fiskalizuar faturat dhe për t’i lëshuar ato me kupon tatimor?
Pse Prokuroria e Fierit bëri gjithë atë punë, kur asgjë nuk do të ndryshonte dhe paratë do të shkonin në xhepin e ndonjë zyrtari tjetër?




