Partizani pret Saburtalon në “Air Albania”, ja kush do të vendosë drejtësi në sfidën e kthimit

0
47

Partizani pret në “Air Albania” Saburtalon në sfidën e kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

UEFA ka zbuluar arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë përballje, ku i është besuar anglezëve.

Gjyqtari kryesor do të jetë Daren Ingland, ndërsa asistentët e tij do të jenë Stjuart Bërt dhe Xhejms Meinuoring. Gjyqtar i katërt është vendosur Tomas Bramall.

Ky takim do të luhet ditën e enjte, në datën 14 korrik, ora 20:00.

PanoramaSport.al

Zjarr Tv Ad