Pas arritjes së marrëveshjes për targat, Lajçak dhe Escobar drekojnë në Bruksel

0
18

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Bruksel.

Gjatë këtij takimi Lajçak e ka falenderuar diplomatin amerikan për mbështetjen që i ka dhënë dialogut mes dy vendeve. Sipas Miroslav Lajçak. Unifikimi BE-SHBA është çelësi për sukses në Ballkanin Perëndimor.

E falenderoj Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, Gabriel Escobar i cili ka kaluar ditët e fundit në Bruksel në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Unifikimi BE-SHBA është çelësi për sukses në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.

Zjarr Tv Ad