Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga inspektimi i shkollës së re “Bashkim Fino” në Njësinë 2, ka pasur edhe një përgjigje për akuzat që ka bërë ndaj tij kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Duke e konsideruar si një politikan që përçan dhe do ta kthejë Shqipërinë pas në kohë, Veliaj tha: ‘Sot jemi në ditët më të mira dhe duan të na çojnë mbrapa. Kjo s’ka për të ndodhur dhe për sa kohë që fëmijëve do t’u japim shkollë cilësore do të sigurohemi që nuk do t’i kemi më fuksat në drejtim dhe do sigurohemi që vjen një brez i ri që është rritur në kushte komplet të tjera.’
Lidhur me këtë deklaratë të kryebashkiakut Erion Veliaj ka reaguar gazetari i njohur Ylli Dylgjeri teksa me anë të një postimi në llogarinë e tij në ’Facebook’ shkruan:
Erion Velija na thote:
Te mos na drejtojne fuksa dhe komunistat por t’na drejtojne
Mjaftista dhe Patronazhista!!!
“AHMADINEXHADI” i Bashkisë së Tiranës shpik Kabulin për t’u harruar KRIMET e tij ndaj banorëve të kryeqytetit, që KURRË NUK DO TË AMNISTOHEN!
Erion Veliaj sot duhet të ishte në burg:
1️⃣. Për vrasjen e Ardit Gjoklaj.
2️⃣. Për aferën skandaloze të djegësave fiktivë (inceneratorëve), përfituesi kryesor i së cilës është edhe ai.
3️⃣. Për vendimet e paligjshme për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar në mes të natës.
4️⃣. Për devijimin e projekteve sipas interesave të oligarkëve dhe mafies së betonit.
5️⃣. Për kthimin e Tiranës në lavatriçen e pastrimit të parave të Ndragetës, të bosëve të drogës dhe krimit të organizuar.
6️⃣. Për shkatërrimin e paligjshëm të shtëpive dhe bizneseve të mijëra familjeve të ndershme, gjakun dhe sakrificave e të cilëve në investime, i shembi me fadroma.
7️⃣. Për tenderat abuzivë dhe gjobat nga bizneseve.
8️⃣. Për shkatërrimin e hapësirave publike dhe të gjelbërta.
9️⃣. Për shkatërrimin e paligjshëm të vlerave të trashëgimisë historike dhe kulturore të Tiranës.
🔟. Për ndotjen e ajrit që po merr jetë njerëzish.
“Ahmadinexhadin” e Bashkisë së Tiranës e pret qelia e ftohtë, por edhe ndëshkimi qytetar që shumë shpejt do ta flakë në Lanë, bashkë me ujërat e zeza.
MË KOT PËRPËLITESH, NUK SHPËTON DOT!
Varret i ke shitur por qeline sdo ta shesesh dot!




