Pas heqjes së karantinës, rritet ndjeshëm numri i lëvizjes në Qafë Thanë

0
30

Që pas heqjes së karantinës është rritur ndjeshëm lëvizja në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë hyrë e kanë dalë rreth 4 000 shtetas.

Numri më i madh i lëvizjeve është regjistruar në dalje drejt Maqedonisë së Veriut me 2 283 shtetas ndërkohë që edhe numri i hyrjeve është regjistruar në 1 986 shtetas.

Mësohet se në Qafë thanë pala jonë punon me 5 sportele, 2 në hyrje dhe 3 në dalje për të përballur këtë fluks.

Zjarr Tv Ad