Përfaqësuesi Ligjor i Subjektit LSI, Altin Kaziaj i ka paraqitur KQZ-së një letër ankesë sa i takon procesit të zgjedhjeve 2021.
LSI i kërkon KQZ-së që t’i vendosë në dispozicion pamjet filmike gjatë prcesit të votimit dhe të numërimit të votave si dhe kopje të materialit elektronik të 5199 paisjeve të PEI në rang vendi.
“I nderuar Komisioner, në përfundim të procesit zgjedhor për Zgjedhjet per Kuvendin e dates 25 prill 2021, si subjekt zgjedhor me interes te ligjshem ne kete proces, kërkojmë nga ana juaj vënien në dispozicion të kopjeve të pamjeve filmike për 5199 QV në rang vendi. Kopje të materialit elektronik të pajisjeve PEI në rang vendi. Lutem vënia në dispocion e tyre të bëhet brenda një afati sa më të shpejtë,”-shkruhet në kërkesën e LSI.
Kujtojmë që ditën e djeshme PD kërkoi nga KQZ pamjet filmike, pasi vëzhguesit në këto zgjedhje kanë vënë re parregullsi të mëdha.




