Pas përjashtimit nga grupi i PS, Spiropalit i caktohet vendi në rreshtin e fundit në Kuvend

Share

Pas përjashtimit nga Partia Socialiste, Elisa Spiropalit i është ndryshuar vendi në sallën e Kuvendit. Deputetja është zhvendosur në rreshtin e fundit, në krahun ku ulen deputetët e opozitës.

Pranë vendit të caktuar për Spiropalin ulen edhe deputetë të Partisë Socialiste.

Vetë Spiropali ende nuk ka mbërritur në Kuvend.

Përjashtimi i saj nga grupi parlamentar i PS-së u vendos të martën, më 24 nëntor, gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura.

Vendimi u konfirmua për mediat nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili deklaroi se përjashtimi ishte bërë në përputhje me rregulloren e brendshme të grupit.

“Do të keni dokumentacionin që do t’i vihet në funksion Kuvendit lidhur me këtë vendimmarrje, që është në zbatim të rregullores së grupit parlamentar dhe u njoftua sot edhe në grup”, deklaroi Balla.

Ai shtoi se i vinte keq që, pas nëntë vitesh, grupi parlamentar kishte arritur në një vendimmarrje të tillë.

Read more

Local News