Pas protestës së banorëve për ujin e pijshëm, reagon UKT

0
394

Lidhur me shqetësimin për furnizimin me ujë nga Kompleksi Golden Park, i cili ndodhet në rrugën “Bedri Karapici”, Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës dëshiron të sqarojë qytetarët se:

Ky kompleks është pjesë e investimit të projektit për ndërtimin e rrjetit ujësjellës dhe depove shpërndarëse në zonën jug perëndimore të Tiranës. Investimi, i cili pritet të përfundojë brenda 3 muajve, do të rrisë ndjeshëm oraret e furnizimit me ujë për banorët e zonës në fjalë, duke qenë se përfshin edhe vendosjen e një depoje uji të dedikuar.

Në ditët e para të shtatorit, Ujësjellësi i Tiranës ka marrë sinjalizime nga banorët e kompleksit në lidhje me mungesën e furnizimit me ujë, dhe që nga sinjalizimi i parë ka qenë prezent për të lehtësuar situatën aty. Nga të gjitha verifikimet në terren specialistët tanë kanë konstatuar se:

1. Kompleksi, fillimisht është furnizuar përmes një tubacion 63mm PE, me ndërtimin e seksioneve të tjera të Kompleksit, nga Ujësjellësi i Tiranës u pa e nevojshme shtimi i një linje tjetër me dimension më të madh, prej 90mmPE, për të plotësuar nevojën për funrizmin me ujë.

2. Në dokumentacionin e dorëzuar nga firma e ndërtimit mbi rrjetin e brendshëm të godinës, firma ka parashikuar ndërtimin e depove të betonit në katin -2 të Parkingut të Pallatit.

3. Firma e ndërtimit nuk ka ndërtuar depot për furnizimin e ujë të objekteve dhe ka realizuar furnizimin e 8 seksioneve të banimit me depozita xingato, me kapacitet 5000 litra ujë, vetëm për 6 nga seksionet e banimit. Ndërsa dy seksione të tjera, përkatësisht nr. 5 dhe nr. 6 nuk kanë depozita dhe pompa elektrike.

4. Tubacioni 90mm PE që kemi vënë në dispozicion në pikën e lidhjes, nuk është respektuar në dimension në gjatësinë e tij në rrjetin e brendshëm, duke u reduktuar nga ndërtuesi në 63 mm PE, fakt që ul ndjeshëm sasinë e ujit që futet në godina.

5. Në punimet që janë kryer në rrethinat e objektit, nga e njëjta firmë ndërtimi, është konstatuar shtypje e dukshme e të dy tubacioneve të furnizimit në pjesën hyrëse brenda objektit, përtej pikës së lidhjes që Ujësjellësi i ka vënë në dispozicion.

 

Theksojmë se Ujësjellësi i Tiranës, edhe pse është përgjegjës deri në pikën e lidhjes së vënë në dispozicion, ka qenë dhe vazhdon të jetë prezent në kompleksin e banimit të banorëve çdo ditë, për të lehtësuar mungesën e ujit brenda objektit. Më saktësisht:

1. Ka furnizuar me depozitat xingato me autobote çdo ditë.

2. Ka ndërtuar rrjet të brendshëm në kompleks, për furnizimin alternativ me bot, edhe pse jashtë fushës së veprimit.

3. Ka informuar banorët e kompleksit për problematikat e rrjetit të brendshëm, të cilat duhet t’i zgjidhin me ndihmën e firmës ndërtuese.

4. Ka negociuar me firmën ndërtuese, e cila i ka premtuar banorëve ndërtimin e depove të ujit, sipas përcaktimeve në kontratë deri në datën 14 shtator (punimet ende nuk kanë filluar).

5. Ujësjellësi gjithashtu, ka ndërtuar një linjë të furnizimi për kompleksin, jashtë projektit fillestar të furnizimit të godinave, duke mundësuar furnizimin me ujë të seksioneve nr. 3, nr. 6, nr. 1 dhe nr. 2.

Zjarr Tv Ad