Saturday, March 28, 2026
Ballina Aktualitet  Pavarësisht akuzave të opozitës ndaj Ministres për bashkëshortin investitor strategjik, Olta Xhaçka...

 Pavarësisht akuzave të opozitës ndaj Ministres për bashkëshortin investitor strategjik, Olta Xhaçka bisedë të “ngrohtë” me deputeten demokrate

0
122

Nuk kishte sesi të mungonte në këto faqe edhe një tjetër dyshe kundërshtarësh që janë mikesha. Në foto shohim ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila pasi ka lënë seancën parlamentare, ka kaluar minuta të tëra me deputeten e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.

Si dy mikesha të mira, biseda mes tyre ka qenë intensive. E madje ka pasur edhe një moment, ku ministrja është mbështetur tek Çupi, më shumë për të treguar afeksion, sesa për t’u mbajtur. Megjithatë e gjithë skena flet për një marrëdhënie mes dy mikeshash, që jashtë Parlamentit nuk njohin rivalitet.

Ashtu si shihet edhe në fotot e siguruara nga paparaci ynë, dy zonjat e politikës edhe janë larguar së bashku. Shoqëruar edhe me të tjerë emra, ato kanë lënë ambientet e Parlamentit së bashku.

Zjarr Tv Ad