PD akuzon Berishën: Non grata vazhdon avazin, po mbron Vangjush Dakon dhe po mashtron demokratët

0
29

Partia Demokratike sërish ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale PD thekson se “Partia e re e non gratave vazhdon serialin e mashtrimeve”, duke shtuar se Berisha mbron Vangjush Dakon.

PD shton se aleanca e “non gratave”nuk do të mbajnë peng Shqipërinë.

“Ditë e re, mashtrim i ri.

Non grata vazhdoi avazin, sulmo e mashtro demokratët dhe mbron Vangjush Dakon.

Aleanca e non gratave synon të dëmtojë PD për hallin e tyre. Demokratët e dinë se çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit”, ndihmon pazarin e rradhës Meta-Rama. Aleanca e non gratave të shpallura e të pashpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë.

Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën”, shkruan PD.

Zjarr Tv Ad