“PD ka vetëm kandidatët e koalicionit, ‘sekti i Bravës’ nuk ka lidhje me demokratët”, Tritan Shehu: Do kemi rezultatet më të mira!

0
27

Deputeti demokrat Tritan Shehu i ftuar në studion e ‘Fax News’ foli mbi zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit duke thënë se kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” janë ata që do të sigurojnë fitoren.

Shehu tha po ashtu se kandidatët e PD-së janë vetëm ata të koalicionit dhe se sekti i Bravës( referuar PD-së zyrtare) nuk ka lidhje me demokratët që aspirojnë vlera opozitare.

Ai theksoi se kandidatët janë zgjedhur në formën më transparente dhe demokratike të mundshme.

Pjesë nga intervista:

Tritan Shehu: Logoja e koalicionit nuk ka të bëjë me atë të partisë, është e veçantë.

Ne jemi duke punuar në terren, dolëm nga primaret me zgjedhje shumë demokratike, të lira e transparente.

Është hera e parë që ne përfaqsohemi me të tillë kandidatë të zgjedhur në mënyre transparente, ka filluar fushata elektorale, unë ndjek atë në Bashkinë e Lushnjës, që të kthehet në një qytet për njerëzit e saj sepse deri dje ka qenë e kontrolluar nga pushtetarët.Opozita përfaqsohet nga kandidatë të Shtëpisë së Lirisë

Shehu: Do jenë rezultatet më të mira ndonjëherë, sepse shoh mënyrën si u përzgjodhën dhe si janë pritur.

-Do ndahen votat në terren?

Shehu: PD ka vetëm ata të koalicionit, ata që aspirojnë për vlerat e opozitës do votojnë për kandidatët me siglën e shtëpisë tonë. Sekti i bravës është dicka krejt tjetër.

Zjarr Tv Ad