PD njofton datën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar

0
53

Partia Demokratike ka njoftuar se mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar do të mbahet këtë të enjte, në datën 23 Dhjetor. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi bën me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 17:30 në sallën e mbledhjeve, ndërsa fton anëtarët të marrin pjesë.

Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar, të datës 12 Dhjetor u shkarkua  me 257 vota pro kreu i këtij Këshilli, Edi Paloka, si dhe anëtarët e Kryesisë: Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi.

Njoftimi:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e rradhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi

Zjarr Tv Ad