Partia Demokratike, prezantoi sot programin ekonomik, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama.
Rama reagoi, nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, ku e ka krahasuar programin me të cilin PD, do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, si tramvaj i Tiranës në 2011-të.
“Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011. Gjumë të ëmbël,”- ka shkruar Rama.
Fokusi i opozitës pas ardhjes në pushtet, sipas Bashës, nis që nga taksa e sheshtë, bonusi për bebet, ndihma për familjet e reja, mbështetja për studentët, mbështetja për nxënësit e arsimit parauniversitar e deri tek pensionistët, e grupe të tjera interesi të cilat Basha i trajtoi në një dalje mediatike.




