Përbërja e dy komisioneve të posaçme në Kuvend, Gjekmarkaj dhe Alizoti bashkojnë votat me grupin e Berishës

0
3595

Parlamenti votoi dje përbërjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Të dyja komisionet u votuan me 108 vota pro dhe 9 kundër.

Por ajo që bie në sy është vota e deputetëve të opozitës. Grupi i Alibeajt ka votuar pro përbërjes së dy komisioneve, ndërsa grupi i Berishës është pozicionuar kundër.

Vlotë kundër përbërjes së komisioneve kanë dhënë edhe Agron Gjekmarkaj dhe Tomor Alizoti, duke u bashkuar kështu me grupin e Berishës, të cilët e konsiderojnë farsë ngritjen e tyre

Komisioni i reformës zgjedhore do të përbëhet nga 18 anëtarë, ku grupi i PS-së ka 9 anëtarë, ai i PD-së 6 anëtarë dhe anëtarët e tjerë janë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili.

Në të njëjtën përbërje do të jetë edhe Komisioni i Reformës Territoriale, ku 9 anëtarë janë të PS-së, 6 të PD-së, si dhe Vangjel Dule, Mesila Doda dhe Erisa Xhixho e LSi-së.

Zjarr Tv Ad