Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, 8-vjeçarja përfundon në spital! Ja gjendja e saj shëndetësore

0
54

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Façesh në zonën e Dajtit. Zjarri ka përfshirë banesën e shtetasit B.B. dhe si pasojë, është dëmtuar vajza e tij e mitur 8 vjeçe. E mitura është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.07.2022, rreth orës 12:40, në fshatin Façesh, në Dajt, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. B., dhe si pasojë është dëmtuar vajza e tij e mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad