Përfshirja e Bashës në aferën e inceneratorëve/ Gazetari tregon si përfitoi 15 mln euro nga Rama

0
595

“Lulzim Basha ka përfituar miliona nga lidhjet e kompanive të inceneratorëve me miqtë e tij”. Kështu është shprehur gazetari Elvi Fundo, duke theksuar se deputeti Basha nuk ka reaguar asnjëherë për aferën e shekullit për shkak të përfitimit të 15 mln euro dhënë nga Rama me prokurim mikut të tij të Viktoria Invest për Porto Romanon.

Në një postim në Facebook, Fundo shkruan se Basha është banda e aferës së inceneratorëve. Sipas tij, edhe banda e Bashës është grup kriminal si ai i inceneratorëve.

“Lulzim Basha ka përfituar miliona nga lidhjet e kompanive të inceneratorëve me miqtë e tij. Basha nuk foli kurrë për 15 mln euro dhënë nga Rama me prokurim mikut të tij të Viktoria Invest për Porto Romanon.

Unë kam siguruar edhe pagesat bankare. Basha është brenda aferës së inceneratorëve. Është paguar prej pazareve të tyre. Heshti 5 vite foli 5 ditë dhe bëri komision kur hetimet ishin mbyllur që të shpëtonte lëkurën.

Një komision drejtuar nga Jorida e lejeve të Veliajt, Jorida që ndërton pallate në Itali. Miliona euro skemë ndërtimi. Banda e Lulit është grup kriminal si ai i inceneratorëve”, shkruan Fundo.

Më tej, ai shton se Basha nuk foli asnjë herë për mediat që kanë përfituar miliona euro nga afera e inceneratorëve. “Basha si pjesë e grupit kriminal fshehu të vërtetën. Nuk foli kurrë për Ben Blushin, Vjollca Hoxhën, Fane Kapterin apo Karlo Rilindasin bashkë me Baton doktorin”, përfundon Fundo.

Zjarr Tv Ad