Përfundojnë procedurat për njohjen e patentave me Italinë, DATA kur do të hyjë në fuqi marrëveshja për shqiptarët

0
19

Kanë përfunduar tashmë procedurat e brendshme nga qeveria italiane, lidhur me njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kjo marrëveshje, e cila u miratua më 17 mars edhe nga qeveria shqiptare, do të hyjë në fuqi më 12 korrik 2021.

Sipas kësaj marrëveshje, të gjithë shtetasit shqiptarë që janë pajisur me leje drejtimi në Shqipëri do të mund të bëjnë konvertimin e patentës në Itali, pa pasur nevojë që të kryejnë prova për teorinë apo praktikën.

Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit mes Italisë dhe Shqipërisë do të jetë e vlefshme për 5 vite, por pas përfundimit të afatit palët do të diskutojnë sërish për rinovimin e marrëveshjes.

 

Zjarr Tv Ad