Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ me numër 76 në Përmet, ku janë numëruar 46 kuti.
Në këtë Bashki, fituese është shpallur Partia Socialiste, ku ka siguruar 3.466 vota.
E dyta është renditur Partia Demokratike me 1.939 vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim, me 527 vota.




