Përfundon numërimi në Bashkinë Has, Tepelenë dhe Konispol

0
1

Ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për partitë në tre bashki të tjera në vend, atë të Hasit, Tepelenës dhe Konispolit.

Bashkia e Hasit:

Koalicioni PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka kryesuar me një rezultat prej 3547 votash. Partia Socialisite në këtë bashki është forcë e dytë politike me rezultatin 2231 vota. Forcë e tretë politike është Partia Socialdemokrate me 841 vota.

Bashkia e Tepelenës:

Partia që kryeson në këtë bashki është Partia Socialiste me 3214 vota. Partia Demokratike ka marrë 1003 vota në këtë bashki. Vota në Tepelenë gjithashtu kanë marrë edhe Nisma Shqipëria Bëhet me 149 të tilla, Partia Mundësia me 84 vota.

Bashkia e Konispolit:

Edhe në këtë bashki kryeson Partia Socialiste me 2231 vota, Partia Demokratike renditet në vend të dytë me 1156 vota, ndërsa në vend të tretë Nisma Shqipëria Bëhet me 380 vota.

Zjarr Tv Ad