Një 48 vjeçar është arrestuar nga Policia në Dibër pasi prej kohësh përndiqte një grua 5 vite më të madhe në moshë se ai.
Sipas Policisë, është bërë arrestimi në flagrancë nga Specialistët e Hetimit të Krimit të 48 vjeçarit me inicialet E.K, sepse për një kohë të gjatë dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një grua 53-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për vepren penale “Përndjekja”.
Informacion paraprak/ Dibër
Përndiqte për një kohë të gjatë një shtetase, arrestohet në flagrancë nga policia.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-E. K., 48 vjeç, banues në Dibër.
Arrestimi i tij u bë pasi për një kohë të gjatë dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 53-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për vepren penale “Përndjekja”.




