Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin Fier-Lushnje.
Në aksident janë përfshirë një BMW dhe një Land Rover.
Nuk bëhet me dije për të lënduar por vetëm për dëme materiale.
Si pasojë e përplasjes së dy makinave, është shkaktuar trafik i rënduar.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj.



