“Përqafoje fort Ergin!”– Ndahet nga jeta gazetari Dashamir Dini, ishte drejtor i Radio Shkodra dhe RTSH Shkodra për 7 vite

0
14

Një lajm i trishtë ka ardhur nga përtej detit në Shkodër këtë të shtunë. Dashamir Dini, gazetar, publicist dhe poet, është ndarë nga jeta në Bergamo të Italisë. Lajmi është bërë i ditur përmes një publikimi në rrjetet sociale nga RTSH Shkodra.

Dashamir Dini do të kujtohet si një qytetar model dhe me kontribute për Shkodrën e më gjërë. Aktiviteti i tij publik, në pozicionet që ka patur gjatë jetës së tij, ka rrezatuar gjithmonë vlera qytetarie.

 Këngëtarja e njohur Barbana Dini, vajza e tij, ka reaguar në rrjetet sociale me një postim shumë prekës.

“Kete mengjes zgjohem zemerthyer,e shkaterruar shpirterisht… Miq sot humba nje nga njerezit me te shtrenjte ne jeten time, shokun tim me te mire… Ahhhh BAB. Sa shume gjera mund te them per ty, ti ishe heroi im,mesuesi me i mire i jetes, nje shembull drejtesie dhe miresie per kedo qe te njohu. Fitove cdo beteje ne jeten tende,ti humbe vetem betejen me dhimbjen… Sa krenare dhe me fat jam qe pata gjakun tend nuk mund ta shpjegoj me fjale. Ishe mbi te gjitha nje njeri i madh qe le nje boshllek shume te madh tek te gjithe ne. Perqafoje fort Ergin! Te dua pertej jetes!”, shkruan ajo.

Familja Dini, është përballur edhe me një tjetër humbje të rëndë, pasi në vitin 2016 u nda nga jeta në aksident vëllai i saj, këngëtari Ergi Dini, në një moshë fare të re. Para pak javësh, i ndjeri Dashamir Dini ishte pikërisht për vizitë në familjen e Barbanës në SHBA. ku këngëtarja jeton.

Zjarr Televizion i shpreh ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!

Zjarr Tv Ad