Një lajm i bujshëm bëhet me dije nga burime jozyrtare për mediat. Dy personat që tentuan të arratisen sot nga burgu 313 me vetëm një çarçaf, janë Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri.
Çekaj është akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri ndërsa Pjetri është anëtari i bandës së babagjyshëve që u bënë të famshëm kur u arrestuan në 2013, pasi vidhnin gjëra të çmuara dhe para të veshur si babagjyshë krishtlindjesh.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në burgun 313, ndërsa mësohet se ata përdorën vetëm një çarçaf për t’u arratisur në momentin a ajrimit jashtë qelive. Janë pikasur nga policia dhe mes tyre ka pasur një përplasje deri sa janë neutralizuar nga gardianët e burgut.
“Ata ndodheshin në katin e tretë të paraburgimit. Përmes një litari të improvizuar duke lidhur disa çarçavë kanë zbritur në katin e parë të burgut ku qendron administrata, por janë kapur nga policët e burgut dhe më pas u vu në lëvizja trupa e gatshme. Aktualisht janë duke u marrë në pyetje. Krahas dënimit që kanë mbi supe ata do të akuzohen tani edhe për “tentativë arratisje nga burgu””.
Kjo tentativë e tij për arratisje bëhet pak ditë para se ai të transferohej në një burg të sigurisë së lartë. Sa i takon Fatmir Pjetrit, ai konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.




