“Përulësisht ndjesë që puna në këtë vend s’u bë kurrë e sigurt”, Erion Braçe reagon për ndarjen nga jeta të tre punëtorëve

0
46

Tre punëtorë humbën jetën ditën e sotme në Shqipëri, dy prej të cilëve ishin në galerinë e kromit në Lajthizë, ndërsa një tjetër ra nga lartësia teksa punonte në Tiranë. Adil Dauti, 41 vjeç dhe Afrim Zhutaj, 43 vjeç, ndërruan jetë pasi galleria ku ata po punonin u shemb, ndërsa Gjovalin Pepaj, 46 vjeç, ndërroi jetë në kryeqytet.

Deputeti socialist Erion Braçe, me anë të një postimi në rrjetet sociale u ka kërkuar ndjesë tre viktimave që puna në Shqipëri nuk u bë kurrë e sigurt.

Postimi i Erion Braçes:

HUMBEM SOT TRE PUNETORE!

TRE PUNETORE NE NJE DITE,

ESHTE DRAME E MADHE PER NJE VEND TE VOGEL!

ADIL DAUTI -41 vjec,

AFRIM ZHUTAJ -43 vjec,

te dy ne TROPOJE;

GJOVALIN PEPAJ -46 vjec,

ne TIRANE;

Humben jeten sot ne pune, ne pune!

Ky vend qe shume here ka probleme te medha per gjetjen e nje pune e here te tjera, problem ka gjetjen e punetoreve.

te sotmen, DUHET TA KETE NJE DITE TE ZEZE!

Shpirti i tyre te gjeje paqe, familjaret te gjejne ngushellim edhe pse eshte tmerresisht e veshtire;

NDJESE, PERULESISHT NDJESE QE PUNA NE KETE VEND SU BE KURRE E SIGURT!

Zjarr Tv Ad