Philip T. Reeker dhe Yuri Kim takim me Princ Lekën në rezidencën e Familjes Mbretërore…

0
362

Ditën e djeshme, Princ Leka, ka pritur në rezidencën e Familjes Mbretërore, ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Philip T. Reeker, bashkë me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Pric Leka bën me dije se kanë biseduar për miqësinë e palëkundur tradicionale, të SHBA-së me Shqipërinë.

“Ditën e djeshme patëm kënaqesinë të prisnin në rezidencën e Familjes Mbretërore ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim. Takimi u zhvillua në një atmosferë tejet miqësore duke reflektuar miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-së me Shqipërinë.

Gjatë bashkëbisedimit me personalitetet amerikane, ndihej preokupimi dhe dëshira e madhe për përmirësimin e gjithanshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale të vendit tonë,” shkuan Princ Leka në postimin e tij.

“Ishte kënaqësi e veçantë të prisnim në shtëpinë tonë ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim. Biseda e ngrohte dhe e çiltër reflekton marrëdhënien e sinqertë të miqësisë mes dy vendeve tona. Në përfundim të takimit i prezantuam koleksionin e Adamidi Frashërit, si dëshmi të trashëgimisë tonë historike dhe kulturore. Sigurisht në takim nuk mungoi as përshëndetja plot ëmbëlsi e bebe Geraldines❤️” shkruan Elia Zaharia në lidhje me takimin në një postim në Instagram.

Zjarr Tv Ad