Bardh Spahia i cili fitoi mandatin e deputetit në Qarkun Shkodër në zgjedhjet e 11 Majit nën siglën e Partisë Demokratike, ka thyer këmbën.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Bardh Spahia i cili shprehet se ngjarja ndodhur aksidentalisht teksa luante futboll me djalin dhe nipat.
Mesa duket legjislatura e re parlamentare do ta gjejë Bardh Spahinë me paterica ndërsa vetë ai thekson se më e rëndësishmja ka kaluar dhe tani do qëndrojë pak javë “në stol”.
Postimi i plotë:
“Breaking” news!
Nuk i rezistova dot sfidës për një ndeshje futbolli me djalin dhe nipat. Shumë entuziazëm dhe energji por në fund “trofeun” e fitova unë: frakturë e kaviljes dhe këmba në allçi.
Më e rëndësishmja kaloi, tani pak javë “në stol”.
Ndërkohë po shijoj pak kohë me ta si “kapiten jashtë fushe”, i rrethuar nga skuadra ime më e çmuar: familja.




