PL e nis sesionin e ri parlamentar me propozimin e pr/ligjit për indeksimin e pagave, Vasili: Synohet edhe mbrojtja e punonjësve nga rritja e çmimeve

0
58

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se kjo forcë politike e nis sesionin e ri parlamentar me propozimin e projektligjit për “indeksimin e pagave”.

Vasili, teksa argumenton qëllimin e këtij projektligji thekson se garantohet rritja e pagave kur ekonomia ka rritje pozitive. Gjithashtu, përmes këtij projektligji, shprehet Petrit Vasili synohet mbrojtja e punonjësve nga rritja e çmimeve.

Deputeti thekson se sipas të dhënave zyrtare edhe pse vendi ka pasur rritje ekonomike, pagat nuk janë rritur.

“Qëllimi i projektligjit eshte vendosja e rregullave në nivel ligji për të garantuar rritjen e pages kur ekonomia ka rritje pozitive.

Përmes këtij projektligji, gjithashtu synohet mbrojtja e punonjësve nga rritja e çmimeve.

Sipas treguesve te mësipërm, referuar të dhënave zyrtare, vendi ka patur rritje ekonomike, e megjithatë pagat nuk janë rritur.

Madje pagat as nuk jane indeksuar per nivelin e inflacionit.

Rritja galopante e çmimeve ne veçanti per vitin 2022 ka krijuar nje situate te rende ekonomike dhe sociale per punonjesit.

Gjithashtu paga baze minimale mujore sherben si page referuese ne shkalle vendi. Rritja dhe ideksimi i pages minimale eshte e nevojshme te perfshihet ne kete ligj per arsye te perfitimit nga rritja ekonomike dhe mbrojtjes nga rritja e çmimeve te pages dhe per punonjesit e sektorit privat”, shkruan Vasili.

Petrit Vasili rendit edhe efektet pozivie ekonomike dhe sociale që vijnë nga rritja reale dhe indeksimi i pagave.

“Rritja e pages reale ben perfitues te drejte per drejte punonjesit te rritjes reale te ekonomise duke mundesuar rritjen e tyre te mireqenies;

Indeksimi i pages mbron punonjesit nga rritja e cmimeve dhe nuk lejon uljen reale te pages dhe si rrjedhim te fuqise te tyre blerese;

Rritja e pages nxit rritjen e konsumit dhe ndikon pozitivisht ne rritjen ekonomike;

Rritja e pages mundeson rritjen e te ardhurave nga sigurimet shoqerore dhe shendetesore duke mundesuar permiresimin e bilancit.

Kuvendi duhet ta shqyrtoje menjehere dhe ta votoje me unanimitet kete Projektligj kaq te rendesishem, qe mbron qytetaret nga varferimi i vazhdueshem  qe i ben te braktisin vendin duke shpopulluar Shqiperine”

Zjarr Tv Ad