NGA ALBAN DEGA
“Secili mban pergjegjesi per veprimet qe kryen” thote kryeministri Rama sa here vartes e te perzgjedhur prej tij a te tijeve kapen me presh me te madh se trupi i tij. I lan duart si Pons Pilati sa here dikush prej emertesave apo te perzgjedhjeve te tij bien në rrjetat e ligjzbatimit dhe drejtesise shqiptare !? Po ti qe i perzgjedh, emeron e gradon, larton… pa pyetur askend, qe i katapulton në ato karrike a nuk mban hic pergjegjesi per lartimin e tyre o Zoteri !? Zgjedhje e perzgjedhje tipike autokriatike qe votohen unanimisht me votat e te perzgjedhurve tu në te njejten menyre e në castet e fundit ! Qeverisja eshte jo vetem vleresim, besim, shprese per mbare nje popull qe te voton apo jo pa dallim, por edhe barre e rende, pergjegjesi madhore, sakrifice deri në vetmohim per cilindo qeveritar e aq me teper kryeqeveritar qe ka mbi supe peshen e nje shteti e populli te tere! Shih cfare po ben Kryeshtetari i Ukraines, stafi i tij e deri tek anetaret e keshillave bashkiake per popullin dhe shtetin e vet! “ Nuk kam nevoje per udhetim jashte vendit tim…” ishte pergjigja e tij e prere nen kercenimin e raketave, bombave dhe plumbave te vrasesve me pagese te Hitlerit rus Vladimir Putanin e Gestapos se tij. Nje shembull per tu ndjekur nga cdo shtetar, pushtetar e qytetar te thjeshte kudo ne Bote!
A e di Kryeminister i Shqiperise se per cdo emerim qofte edhe në postin me te ulet federal te nje shqiptari apo nga cilido shtet në Bote ketu në SHBA, administrata amerikane merr informacion te gjalle qe nga Rragami i Shales e Ksamili e deri ne Bjeshket e Namuna në Malesite e Gollakut … apo Filifistuni, nga fqinjet e tij a njerezit qe e kane njohur qe kur ka lindur e deri sa ka ardhe në SHBA. Jo tash po tash e 100 e me shume vjet!? A thua se në nje shtet si Shqiperia, me popullsi sa Bronxi, nje prej 5 qytezave ose lagjeve te qytetit te Nju Jorku, eshte me e veshtire te merret ai informacion e te dhena te cilitdo zyrtar ne poste kyce te qeverisjes vendore apo qendrore !? Askush nuk lind i korruptuar por korruptohet nga te korruptuarit qe e kane ngritur ate deri në majat e majes se shtetit shqiptar. Shqiperia në keto 31 vjet eshte kthyer në nje Akademi e zeze e tij. Fillon nga vula e karrikja me e thjesht e deri tek ato ne maje te pirámides shteterore. Korrupsioni gjitheperfshires dhe gjithefushor në Shqiperi nuk ka ngjyre pervec te zezes dhe zezonave ne kurriz te shqiptareve si popull e Shqiperise si shtet…
Korrupsioni gjithefushor dhe gjitheperfshires ne Shqiperi nuk ka brire, por po thyen brinjte e shtyllen kurrizore te shqiptareve si popull e Shqiperise si shtet Zoti dhe Nena Natyre ia ka dhuruar Shqiperise me bollek gjithe te mirat e kesaj Bote Anti- Zotat e saj me dy kembe ia ka dhene asaj me teprice politikanet me faqezinj e me te sterkorruptuar njeri me i keq se tjetri ne krejt Token! Si eshte e mundur qe shteti me i pasur ne Evrope per fryme te popullsise ka te ardhurat me te uleta ne Evrope per fryme te popullsise !? Ka vetem nje aresye : – Megakorrupsionj 31 vjecar gjitheperfshires dhe gjithefushor i klases politike nga me te korruptuarat, me autokratike dhe me minuese te demokracise ne Evrope dhe ndoshta në mbare Boten ! Mostra messaggio originale Zgjohu edhe ti kryeminister para se te jete vone … Kambanat e Washingtonit bien, kumbojne, oshetijne, bubullijne fuqishem edhe per ty e per cilindo qe neser do te zere karriken tende. Nena boterore “ Shtetet e Bekueme te Amerikes “ ka miq te perhershem e pa kushte vetem demosin… popullin. Askend tjeter. Nuk ia lejon Kushtetuta e saj “ Në Populli Me Popullin Per Popullin”! E shpirti i saj eshte: Askush nuk eshte mbi ligjin.




