Policia rrugore, si hajdutët për të vënë gjoba/ Kur ka ngjarje bëjnë terror

0
83

Policia rrugore e cila e ka për detyre që të kontrollojë zbatimin e ligjshmërisë në qarkullimin e automjeteve në Tiranë duket se është zgjuar në darkë në vend që të zgjohet në mëngjes e të vijojë normalisht punën që siguria e qytetarëve të jetë në parametrat më të mirë për sa i përket qarkullimit dhe sigurisë në rrugë.

Është bërë e modës që sa hërë ka ndonjë ngjarje të rëndë dhe që paraqet sensibilitet apo mundësi reagimi nga qytetarët, policia dhe strukturat qeveritare bëjnë aksione për të shuar pakënaqësinë.

Por këtë e bëjnë me terror ashtu siç po veprojnë edhe gjatë darkës së sotme. Me qindra policë kanë zënë cepat e rrugëve nëpër Tiranë por edhe në rrethe dhe ndalojnë e kontrollojnë gjithkënd që lëviz me makinë. Pa asnjë shkak dhe në mënyrë të pëpëgjegjshme duke krijuar një kaos total.

Kështu ata mundohen të justifikojnë mungesën e prezencës së policisë rrugore sidomos në Tiranë ku policët janë të prirur që të realziojnë numrin e gjobave që u imponohen nga shefi se sa të dënojnë dhe ndjekin ata që shkelin rregullisht ligjet dhe rrezikojne jetën e qytetarve./Syri

Zjarr Tv Ad