Pranon mandatin e deputetit, kandidati i parë i PD që bëri dorëzimet në KQZ

0
24

Mëngjesin e sotëm ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke i hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit për qarkun e Beratit, kandidati i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi.

Ai e kishte paralajmëruar prej ditësh këtë veprim, ndërkohë që ditën e sotme e bëri fakt. Prej kohësh ai ishte larguar nga radhët e PD, duke u emëruar zv.drejtor i Burgjeve.

Ndërsa në radhët e LSI të gjithë i dogjën mandatet, nga Partia Demokratike, refuzimi erdhi nga vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari dhe nga deputeti i Lushnjes, Myslim Murrizi.

Teksa Hajdari deklaroi se po konsultohet me ndërkombëtarët për veprimet e saj, Murrizi u shpreh hapur kundër lënies së mandatit.

Sakaq mësohet se në radhët e demokratëve janë katër kandidatë të cilët nuk kanë pranuar të refuzojnë mandatin. Bëhet me dije se ata janë Ligoraq Karamelo, Erion Piciri dhe Selami Jenisheri.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të mblidhet sot për të zëvendësuar katër deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sakaq në Dibër, mandatin e Përparim Spahiut do e marrë Aurora Mara.

 

Zjarr Tv Ad