Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, ka bërë të munudur bashkimin e fëmijëve me nënat e tyre që vuajnë dënimin në IEVP-në Ali Demi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjonaj shprehet se dhurata më e bukur që mund t’iu bënte fëmijëve ishte bashkimi me nënat e tyre, të cilat vuajnë dënimin në burgun e grave në IEPV-në “Ali Demi”.
“Në një ditë feste, dhurata më e bukur që mund t’iu bënim fëmijëve, ishte t’i bashkonim me nënat e tyre që qëndrojnë në IEVP-në Ali Demi”-shkruan Gjonaj.




